
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit, pas vendimit të Qeverisë për targat e automjeteve.
Haziri tha se resurset informative që i posedon një ambassador amerikan, janë të pafundme, madje sipas tij, ambasadori amerikan është i informuar edhe për situatën në Gjermani, shkruan Gazeta10.
Por, sipas Hazirit kryeministri Kurti u fshehë nga “hija e madhe”, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
‘Ajo që tha Kurti, qëe është njoftuar me dicka që nuk e ka ditur se çfarë paska pasur të ndodh. Nuk është e vërtetë që sitruatrën aktuale në verti e dinte vetëm amabsadori amerikan, ai gjendjen e velrëson sipas njerëzve të Kosovës edhe sipas njerëzve në Serbi. Ambasadori amerikan jo vetëm ktu, por edhe në Gjermani është i informuar më shumë. Një amerikan dinë më shumë informacione sesa një kryeministër i një vendi. Resurset informative, dhe ndarja e informative nga Serbia se cili është qëndrimi i këtij vendi, është me kapacitete edhe më të mëdha sesa që ka Kosova. Në vlerësime janë më të sakta. I jap të drejtë Kurtit sepse e ka ditë, ai u fsheh kah hija e madhe, që e ka emrin sot Jeff Hovenier”, tha Haziri në Prime Time./Gazeta10