Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri: Qeveria Kurti e anashkaloi për së vdekuri Rugovën në Tiranë – politikë e ngushtë

Gazeta10
29 November 2022 - 23:14

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se figura e ish-presidentit Ibrahim Rugova u anashkalua sërish nga klasa politike e Kosovës, në seancën e përbashkët të dy qeverive të mbajtur në Tiranë në nderë të 28 Nëntorit.

Haziri ka përmendur edhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca dhe Presidentën Osmani, që sipas tij nuk e kryen detyrën e tyre, duke ia dhënë meritat edhe Rugovës, shkruan Gazeta10.

Ai qeverisjen aktuale të Kosovës, e ka quajtur të ngushtë, karshi çështjeve kombëtare.

‘Edhe diçka te çëeshtjet e takimeve të përbashkëta. Dje e kemi pa që politika e Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë, mbetet e ngushtë sikur që ka mbetë të kaluarën. Në adresimin e mirënjohjes dhe kontributeve, Ibrahim Rugova u anashkalua për së vdekuri, ai nuk u përmend nga politikanët e Kosovës. Para 8 vitesh, 9 vitesh në Prishtinë kur politikanët e Shqipërisë nuk  e adresonin kontributin në Kuvendin e Kosovës. Edhe më tutje po tregohen të ngushtë karshi çështjeve kombëtare. Kryertari i Kuvendit të Kosovës apo edhe Presidentja e vendit, do të duhej ta adresonte atë“, tha Haziri në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.