Gazeta10

Haziri zbulon marrëveshjen me Kushtetuesën për t’i ndalur protestat e dhunshme në Kosovë më 2015-ën

Marrëveshja për parime e ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ishte pjesë e asaj të nënshkruar më 2015 në Bruksel.

Vetëvendosje, aso kohe parti parlamentare në opozitë e kishte kundërshtuar përmes protestave të shumta, gjë që bëri që ish-presidentja, Atifete Jahjaga ta dërgoi atë në Gjykatën Kushtetuese për ta interpretuar përputhshmërinë e parimeve të themelimit të Asociacionit.

Ajo ishte bërë për blerje kohe në mënyrë që të ndaleshin protestat e dhunshme.

Kësisoj e shpjegoi nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Politiko periudhën e bllokimit të institucioneve atëherë nga partia në opozitë, Vetëvendosje për shkak të nënshkrimit të asaj marrëveshje.

“Marrëveshja e kryetarit të LDK-së, e cila është pjesë e marrëveshjes së vitit 2015 dhe quhet për parime, e jo Asociacion. Gjykata Kushtetuese është pjesë e asaj marrëveshje. Dhe kjo u bë për blerje kohe për t’i ndalur protestat e dhunshme, presidentja Jahjaga e ka deleguar një dokument që s’ka qenë subjekt i Gjykatës Kushtetuese. Dhe, Gjykata Kushtetuese e ka bërë krerjen, terminologjinë e saj. Ka qenë e adaptuar dhe thotë mund të zbatohet.”, deklaroi Haziri. /Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut