Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hekuran Murati s’raporton në komision, deputeti i PDK-së: Jeni për psikiatri

Gazeta10
04 October 2022 - 20:27

Një ditë pas mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit, ministri i Financave, Hekuran Murati ka qëndruar për vizitë në qytetin e Durrësit. Për këtë, ai ka munguar në mbledhjen e komisionit parlamentar, ku ka pasur të raportojë gjatë së martës. Kjo ka shkaktuar përplasje ndërmjet pozitës e opozitës, megjithëse mungesën e Muratit në këtë komision, e kanë konsideruar si të paarsyeshme edhe deputetë të partisë në pushtet, raporton Kanal10.  

Raporti: Arza Kastrati
Në ditën kur Kosova vlonte nga reagimet për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka qëndruar për një vizitë në portin e Durrësit.

Për shkak të kësaj vizite, ai ka munguar në komisionin parlamentar, ku ka qenë i ftuar të raportojë për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Kryetarja e komisionit për mbikëqyrjen e financave publike, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri Murati nuk ka njoftuar për mungesën, pavarësisht që sipas saj, ai e kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Deputetja e LDK-së, ka thënë se dyshon se mungesa e Muratit mund të jetë skenar, derisa për këtë kanë reaguar edhe deputetë të tjerë të partive opozitare.

Por, mungesën e ministrit Murati e ka arsyetuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku, por që ka nxitur reagimin e deputetit Beqa, duke i cilësuar kolegët e tij nga Vetëvendosje se kanë nevojë për psikiatri.

Pasi mbledhjen e komisionit, në mungesë të Muratit e mbylli kryetarja Bajrami, atë e vazhdoi nënkryetarja Arta Bajraliu, njëherësh deputete e Vetëvendosjes.

Por, kolegu i saj nga partia në pushtet, Eman Rrahmani, ka thënë se mungesa e ministrit Murati është e paarsyeshme.

Ndërkohë, gjatë kësaj mbledhje, deputetë nga opozita kanë hedhur kritika ndaj ministrit Murati për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.

Derisa, sa i përket raportit vjetor financiar, është thënë se në të ka elemente që mund të përfundojnë në prokurori./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.