
Ylli i Liverpoolit, Jordan Henderson thuhet se ka pranuar ofertën e lartë financiare nga Al Ettifaq.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Henderson ka pranuar propozimin e Al Ettifaq. Ka një marrëveshje në parim, por ende verbale.
Kontrata thuhet se ka rënë dakord, ndërsa marrëveshja tani varet nga Liverpooli dhe Al Ettifaq që të diskutojnë për tarifën e transferimit.
Reds duan para nga ky transferim pas nuk ka asnjë shans për ta lënë kapitenin e tyre të largohet falas.
Hendersoni thuhet se ka folur tashmë me trajnerin Jurgen Klopp sot dhe ka dritë jeshile për t’u larguar.
Klubi saudit i ka paraqitur lojtarit një kontratë me vlerë 700 mijë funte në javë, e cila është katërfish më e lartë se paga e tij te Reds.
Te Al Ettifaq, Henderson do ta takonte ish-bashkëlojtarin e tij, tani trajnerin Steven Gerrard.
🚨 BREAKING: Jordan Henderson has accepted Al Ettifaq proposal. There’s verbal agreement in principle. Contract agreed.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 13, 2023
Deal now depends on Liverpool and Al Ettifaq discussing on the fee, no chance to let him leave for free 🇸🇦
Hendo spoke to Klopp today and there’s green light. pic.twitter.com/wJ2CyaHu60