Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Heqja e Dinarit – Përplasen Hajdari e Pantina –“Kjo s’është marrëveshje”

Gazeta10
01 February 2024 - 21:27

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme që parasheh përdorimin vetëm të valutës euro, vendim që ka rritur shqetësimet e serbëve lokalë, të cilët përdorin dinarin serb.

Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka pasur një përplasje në mes dy komentatoreve politike Fatime Hajdari dhe Shqipe Pantina ku kjo ka ndodhur për heqjen e dinarit si valutë në Kosovës, raporton Gazeta10.

Hajdari për heqjën e valutës së dinarit ka thënë se do të kalohet shumë shpejt dhe lehtë si dhe këtë e ka cilësuar si një marrëveshje, për këtë nuk është pajtuar Pantina duke e theksuar se kjo nuk është një marrëveshje.

“Unë mendoj që edhe kjo  marrëveshje do të kaloj në qetësi si marrëveshja e targave ashtu edhe kjo e valutës kemi pas edhe njerëz skeptik të cilët kanë mendur që kjo marrëveshje nuk do të arrihet  e tash e kemi një marrëveshje që po zbatohet në përputhshmërin e saj”, ka thënë Hajdari.

“Kjo nuk është marrëveshje Fatime, ky është dallimi dhe problem se tjetër është marrëveshja kur dy palët pajtohen dhe tjetër është vendimi i brendshëm”, ka reaguar Pantina.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.