
Një burrë nga fshati Carrabreg i Deçani ka vdekur gjatë ditë së djeshme, raporton Gazeta10.
Sipas familjarëve i ndjeri ishte rrëzuar aksidentalisht dhe nuk u ka shpëtuar plagëve të marra.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ka nisur hetimin e vdekjes dhe se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Fsh Carrabreg, Deçan 05.12.2022-16:30 Nga familjarët e tij në QKMF, është dërguar pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për autopsi./Gazeta10