Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hidhet mjet shpërthyes te ish-komuna paralele serbe në Leposaviq, dyshohet të jetë shok-bombë

Gazeta10
31 Gusht 2024 - 10:15

Një mjet shpërthyes është hedhur në afërsi të objektit të ish-komunës ilegale në Leposaviq pas mesnate.

Siç njofton Policia e Kosovës mjeti dyshohet të jetë shok bombë, ndërsa tha se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë. Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin. Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, ka thënë policia,.

Ndërkaq, mbrëmë policia ka realizuar një operacion policor në veri të Kosovës ku, siç ka thënë, ka përfunduar me ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës, siç janë;

-Qarku i Mitrovicës së Kosovës,

-Komuna ilegale e Mitrovicës,

-Komuna ilegale e Zveçanit,

-Komuna ilegale e Zubin Potokut dhe

-Komuna ilegale e Leposaviqit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.