Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hill: Asociacioni do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit

Gazeta10
23 March 2023 - 23:02

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka bërë të ditur se Asociacioni i komunave me shumicë do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, dhe se dizajni i saktë i tij duhet të përcaktohet nga të dyja palët gjatë negociatave.

“Asocaiconi ka qenë pjesë e dialogut që nga viti 2013, dhe duhet të formohet në mënyrë që komuniteti serb, kryesisht në Mitrovicën e Veriut, ta shohë se si do të jetë e ardhmja e tij. Mendoj se ata aktualisht po shikojnë shumë modele që janë në përputhje me standardet evropiane”, ka thënë Hill për TV Pink.

I pyetur se cili është afati për formimin e asociacionit, nëse është periudha para ose pas zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të Kosovës, Hill tha se “nuk mund të flitet për afate kaq të shkurtra” dhe shtoi se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, “foli për disa afate afatgjata dhe se gjithçka mund të përfundojë deri në fund të vitit 2023”.

“Por mendoj se duhet të përpiqemi të ecim shpejt, për të garantuar që të respektohen interesat e komunitetit serb në Kosovë”, tha diplomati amerikan, shkruan Nova.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.