Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hill për takimin në Bruksel: E rëndësishme për SHBA-në që Asociacioni të bëhet sa më parë

Gazeta10
27 February 2023 - 14:02

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha sot, para takimit të sotëm në Bruksel, se ky është një tjetër në një seri takimesh të rëndësishme, por se nuk mund të thotë se pret rezultate të shpejta.

Diplomati amerikan në Beograd deklaroi se Bashkimi Evropian po punon shumë për të gjetur një zgjidhje që do të jetë e favorshme për të gjithë.

“Procesi i Brukselit kërkon një kohë të gjatë dhe sigurisht që nuk mund të kënaqë ata që presin një rezultat të kënaqshëm menjëherë”, tha Hill.

Ai beson se duhet bërë progres, sepse kanë kaluar shumë vite pa marrëveshje konkrete.

“Duhet të them se nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shumë e rëndësishme që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të arrihet sa më shpejt”, theksoi ambasadori amerikan, raporton Kosovo Online, transmeton Gazeta10.

Ai tha se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë, si dhe se përfaqësuesi i SHBA-së po merr pjesë sot në dialogun në Bruksel.

“Përfaqësuesi ynë Gabrijel Essobar është sot në Bruksel, kështu që ne jemi në atë proces. Dua të theksoj se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian bashkëpunojnë shumë ngushtë për këtë çështje dhe jemi shumë të përkushtuar që të punojmë së bashku për këtë”, shtoi ai.

Ai theksoi veçanërisht votimin e javës së kaluar në Kombet e Bashkuara, ku një shumicë e madhe pjesëmarrësish mbështetën vendimin që i referohet thirrjes ndaj Rusisë që të tërhiqet dhe të ndalojë agresionin e tmerrshëm ndaj fqinjit të saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.