
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se ka përparim në distancimin e Serbisë nga Rusia, raporton Gazeta10.
Hill ka thënë se ka shumë punë për t’u bërë rreth dialogut dhe se e vlerëson përshirjen e zyrtarët të lartë europian.
“Ka ende shumë punë për t’u bërë, por përshëndes përfshirjen e zyrtarëve të lartë europianë në proces, të cilët dëshirojnë ta iniciojnë atë dialog”, tha Hill për mediat serbe.
Më tej, Hill ka thënë se përparimi i distancimit të Serbisë nga Rusia është parë kur ajo iu bashkua 145 vendeve që dënuan sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
“Ne të gjithë e dimë për këto vështirësi, por mendimi im është se Serbia e kuptoi se duhej të largohej (nga Rusia) dhe mendoj se po shohim përparim, se Serbia po bën atë që duhet të bëjë. Përparim u pa edhe në Nju Jork, kur Serbia iu bashkua 145 vendeve të tjera për të dënuar sulmin e Rusisë ndaj fqinjit të saj”, ka thënë ambasadori amerikan. / Gazeta10