Ballkani ka arritur fitoren e parë në histori të fazës së grupeve të një kompeticioni evropian, raporton Gazeta10.
Kampionët e Kosovës mposhtën në udhëtim skuadrën turke, Sivasspor, me rezultat 3-4.
Sivasspor arriti kalojë në epërsi vetëm pas 33 sekondave lojë me golin e shënuar nga Fredrik Ulvestad.
Pas golit të pësuar Ballkani mori iniciativën dhe arriti t’a barazoj rezultatin në minutën e 20-të të ndeshjes me anë të një super goli nga Armend Thaqi.
Ballkani arriti të përmbysë rezultatin me golin e shënuar nga Arbër Potoku.
Goli i Potokut ishte i fundit në pjesën e parë.
Therandasit vazhduan të bënin lojë të mirë dhe me një super aksion të krijuar nga ta, Korenica shënoi golin e tretë.
Turqit pas golit të tretë të Ballkani shtuan sulmet dhe arritën të barazonin rezultatin në 3-3 me golat e shënuara nga Yesilyurt dhe Mustapha Yatabare.
Por Ballkani nuk u dorëzua deri në fund dhe golin e fitores e gjetën në minutat shtesë të ndeshjes me golin e shënuar nga sulmuesi, Ermal Krasniqi. /Gazeta10/