Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hodaj: Mosshkuarja e Albin Kurtit në Hagë ju ndihmon atyre atje

Gazeta10
12 December 2023 - 22:26

Duke folur rreth vizitave në Hagë të krerët e UÇK-së, avokati Taulant Hodaj ka thënë se duhet të kihet kujdes, pasi vizitat e shpeshta i dëmtojnë krerët e luftës që po qëndrojnë atje.

“Nëse flasin se a ju ndihmojnë vizitat e zyrtarëve shtetërorë atyre në Hagë, unë mendoj që mos vizita e kryeministri Albin Kurti ju ndihmon atyre atje”, ka thënë Hodaj.

Sipas tij vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Hagë është bërë vetëm për marketing.

“Mendoj që pelegrinazhi i njerëzve që kanë shkuar atje kanë shkuar nga vullneti i mirë dhe ata kanë nevojë që të vizitohen. Mirëpo mendoj që duhet të kihet kujdes sepse shkuarja e shumë njerëzve i ka dëmtuar ata duke bërë që të ndalohen vizitat edhe të familjarëve”, ka thënë Hodaj, në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’.

Ai ka thënë se zyrtarët e lartë shtetërorë, në asnjë mënyrë nuk duhet të nisen për vizita në Hagë para se të konsultohen me avokatet e palës mbrojtës.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.