
Që nga nëntori i vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së po mbahen në Hagë nën pretendimet se kanë kryer krime lufte në Kosovë, raporton Gazeta10.
Lidhur më këtë temë në edicionin e sotëm të INFO10, ka folur avokati Taulant Hodaj i cili ka thënë se gjykimi mund të marr shumë vite kohë.
“Në Tribualin Ndërkombëtar për Jugosllavi rastet kanë procedu më shpejt në fakt edhe prej konfirmimit të aktakuzës pastaj kanë filluar gjykimet. Por edhe atje ka pasur raste që edhe gjykimet kanë marrë kohë, kemi rastin e Sheshelit që ka marrë kohë vetëm gjykimi në shkallë të parë ka marrë 10 vite kohë. Pra nëse e marrim parasysh kompleksitetin e rastit, ky rast do të jetë më voluminoz dhe që do të merr më së shumti kohë. Fatkeqësisht i kanë rregullat e veta dhe nuk kanë një limit kohor se deri kur mund të kryhet gjykimi dhe siç duket gjykimi do të merr shumë vite.”, ka thënë Hodaj./Gazeta10