
24 orëshi i fundit në Kosovë ka qenë i përgjakur. Në këtë periudhë kohore, tre persona janë vrarë në tri lokacione të ndryshme vetëm në rajonin e Prishtinës.
Për këto vrasje të rënda sonte është diskutuar në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’.
Avokati Taulant Hodaj, duke folur për vrasjen e një gruaje në Prishtinë gjatë grabitjes në veturë ka thënë se kjo vrasje ishte shokuese.
Pa dashur të spekuloj, ai ka thënë se ky rast duhet të hetohet për të gjetur motivin e vrasjes.
Ai ka bërë thirre organeve të sigurisë që të hartojnë një plan për t’i luftuar këto dukuri të grabitej të cilat sipas tij, janë shumë shqetësuese dhe po marrin jetë në Kosovë. /Gazeta10/