
Holanda është ‘goditur’ nga një virus, shkaku i të cilit 5 lojtarë janë larguar nga kampi stërvitor.
Gjatë mëngjesit të së enjtes, Federata e Futbollit e Holandës ka njoftuar se disa anëtarë të skuadrës së Ronald Koeman është dashur të ‘lirohen’ nga detyra për këtë grumbullim.
Cody Gakpo, Sven Botman, Matthijs de Ligt, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen janë lojtarët që nuk do të paraqiten me fanelën e Holandës ndaj Francës, me ndeshjen që luhet këtë të premte.
Holanda tashmë ka humbur edhe Frenkie de Jong e Steven Bergëijn shkaku i lëndimit, me Koemanin që duhet të gjejë zgjidhje për ndeshjen e tij të parë në periudhën e dytë si trajner i kësaj kombëtareje.
Pas kësaj ndodhie, Koeman ka ftuar mesfushorin, Ryan Gravenberch, mbrojtësin Stefan de Vrij dhe portierin Kjell Scherpen si zëvendësime të këtyre mungesave.
Holanda zhvillon dy ndeshje këtë muaj, njërën si mysafir ndaj Francës më 24 mars, ndërsa tjetrën ndaj Gjibraltarit si vendas më 27 mars.