Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Ata që e vonuan liberalizimin ta marrin përgjegjësinë për shpenzimin e 89 milionë eurove për viza

Gazeta10
11 October 2022 - 19:05

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ata që e kanë vonuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duhet të marrin përgjegjësi për shpenzimin e rreth 89 milionë eurove për të aplikuar për viza shengen në ambasada.

Hoti këtë deklaratë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ku citon raportin e BPRG-së, transmeton Gazeta10

“Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të fundit të BPRG të tetorit 2022). Ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë”, ka shkruar Hoti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.