
Ish kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se raporti i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Kosovën, i cili u publikua ditë më parë, konfirmon shqetësimet që LDK ka ngritur në vazhdimësi.
Ai ka renditur shqetësimet që kanë ngritur, duke e filluar me atë se gjithnjë e më pak qytetarët mendojnë se janë të lirë të shprehin opinionet e tyre.
“…situatë kjo e krijuar nga sulmet e militantëve dhe zyrtarëve të lartë të mazhorancës ndaj analistëve, gazetarëve dhe opozitës”, ka shkruar Hoti.
Tutje, ka përmendur mos përmbushjen e premtimeve elektorale.
“…në secilin sektor, sido që të matet, as për së afërmi nuk janë përmbushur premtimet me të cilat Kurti dhe Osmani kanë marrë besimin e qytetarëve në vitin 2021”.
“Tri problemet më të madha janë: inflacioni, papunësia dhe kujdesi shëndetësor. Lidhur me gjendjen e ekonomisë, 69% të qytetarëve nuk janë të kënaqur. 60% e qytetarëve thonë se çmimet e ushqimeve janë të larta. Korrupsioni është i lidhur me qeverinë”, ka shkruar tutje Hoti.