Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti kritikon Bislimin e Gërvallën: Këta qeveritarë vërtetë janë përçudnuar

Gazeta10
24 July 2024 - 19:09

“Këta qeveritarë vërtetë janë përçudnuar”, kështu ka shkruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti për zyrtarët qeveritarë.

Hoti ka përmendur deklaratën e Besnik Bislimit, se është ulur papunësuar, dhe një vendim të Donika Gërvallës për dokumente që lëshohen në konsullata dhe tarifat për to.

“Norma e rritjes ekonomike në Kosovë për 2025 pritet të jetë 3.9%, që është me ndikim mininal në rritjen e standardit të jetës, por zyrtarë të partisë në pushtet krekosen se është më e larta në rajon kur vendi fqinj në veri e ka 3.8%, pra Kosova e ka vetëm 0.1% më të lartë”, shkroi Hoti mes tjerash.

Çitaku fajëson Kurtin e Gërvallën për liberalizmin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale

Postimi i Hotit në Facebook:

– Zv.kryeministri Bislimi deklaron se është ulu papunësia kur 200 mijë qytetarë, kryesisht të moshës së punës, janë larguar nga vendi;

– Zv.kryeministrja Gërvalla, në vitin e katërt në pushtet, çuditet për tarifat e larta për pajisje me dokumente që lëshohen në konsullata dhe vendos t’i ulë ato;

– norma e rritjes ekonomike në Kosovë për 2025 pritet të jetë 3.9%, që është me ndikim mininal në rritjen e standardit të jetës, por zyrtarë të partisë në pushtet krekosen se është më e larta në rajon kur vendi fqinj në veri e ka 3.8%, pra Kosova e ka vetëm 0.1% më të lartë.

Lista nuk mbaron me kaq, por kaq për momentin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.