Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Rritja e pensioneve s’e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit, po të bëhej siç propozova unë, do të kishim situatë tjetër

Gazeta10
07 October 2024 - 17:25

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka pyetur se pse pushteti i rriti pensionet “pas katër vitesh”.

Ai shkroi në Facebook se kjo “nuk është rritje reale” dhe “nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit”.

“Pse pas katër vitesh në pushtet rriten pensionet? Pse nuk u rritën kur inflacioni ishte në kulm në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023? Kjo nuk është rritje reale. Kjo rritje nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit”, shkroi Hoti.

“Sikur pensionet dhe skemat sociale të indeksoheshin për inflacionin, siç kam propozuar para dy vitesh, sot do të kishim situatë tjetër”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.