Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hovenier: Draft-statuti është në përputhje me Kushtetutën

Gazeta10
09 November 2023 - 10:33

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka mbajtur sot konferencë për medie, i cili ka folur rreth draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ambasadori amerikan tha se qëndrimi i SHBA-së është që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se Kushtetuta s`duhet të ndryshoj.

“Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit”, tha Hovenier, duke shtuar se SHBA beson se drafti i propozuar “i plotëson të gjitha këto kritere”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.