
Një qytetar nga Peja ka njoftuar se në orët e hershme të ditës së sotme një person gjysëm i maskuar i ka vënë flakën me lëndë djegëse makinës së tij duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëmë të tjera.
Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe akterët e rendit e sigurisë që sa më shpejt të zbulojnë siç ka thënë ai nxitësin dhe kryesin e këtij akti qyqar!
Qytetari i dëmtuar, me profesion hoxhë, Eroll Rexhepi në fund ka falënderuar Policinë e Kosovës, Zjarrëfikësit dhe fqinjët e tij që e njoftuan dhe u solidarizuan me të. /Gazeta10/