Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ahmeti thotë se inflacioni në Kosovë është 11%, tregon ndryshimin e çmimeve të produkteve bazike

Gazeta10
13 January 2023 - 21:44

Ish kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka thënë se inflacioni në Kosovë është 11%, raporton Gazeta10.

Ai ka folur edhe për ndryshimin e çmimeve të produkteve bazike.

Më tej, ai ka treguar specifikisht edhe për shumën që e ka shpenzuar dhe e shpenzon tani për të njejtën blerje.

Këtu keni postimin e plotë:

“Ndryshimet e çmimeve për disa nga produktet bazike në Kosovë në dhjetor 2021 dhe dhjetor 2022.

Inflacioni 11 përqind (9.2 në BE)!

Tani ju e dini se çfarë sasie i shpenzoni në secilën kategori. Personalisht ata çka kam arrit me ble me 380 euro në dhjetor 2021 tash më duhen 495 euro.

Po ashtu mund të kalkuloni edhe lehtësimet nga qeveria nqs keni ndonjë. Nqs nuk ka atëherë ju i keni mbi 10 përqind më pak buxhet sot se vitin e kaluar”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.