Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis takimi trepalësh në Bruksel, Lajçak shpreson në një zgjidhje

Gazeta10
23 November 2022 - 16:26

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se shpreson në një zgjidhje në kuadër të takimit që po zhvillohet aktualisht në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

Lajçak ka thënë se sot është duke zhvilluar takim me dy kryenegociatorët e dy shteteve.

Nga Kosova është zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ndërsa nga Serbia drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai ka thënë se po shpreson në një zgjidhje që e de-përshkallëzon situatën në terren, teksa ka njoftuar se bisedimet janë në vazhdim.

Këtu keni statusin e plotë:

“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë.

Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Bisedimet janë në vazhdim”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter. 

Kujtojmë se së fundmi ka zhvillime të reja mes Kosovës dhe Serbisë meqë me 21 nëntor në Bruksel Kurti dhe Vuçiq nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e targave.

Qeveria e Kosovës ka shtyrë vendimin për zbatimin e gjobave për 48 orë ndërkohë që ende nuk ka ndonjë marrëveshje. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.