
Një katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht sot në Kacanik.
Policia e Kosovës raporton se katërvjecari ra në një bunar, transmeton Gazeta10.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën “Natyra” të Kaçanikut, një fëmijë mashkull, i moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunar). Menjëherë Policia, Emergjenca , si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrë pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.
Më tej, bëhet e ditur se për rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt./Gazeta10