Sport

Humbi sezonin si pasojë e lëndimit, Broja: Ndihem i shkatërruar

Gazeta10
14 Dhjetor 2022 - 14:28

Chelsea e konfirmoi shkallën e lëndimit të Armando Brojës, ku ylli shqiptar do ta humb pjesën e mbetur të sezonit.

Broja ka këputur ligamentin në gjurin e tij të djathtë, dhe si pasojë e kësaj tani do t’i nevojitet operimi.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë ylli shqiptar, i cili tha se është i shkatërruar që po e mbyll vitin 2022 në këtë mënyrë.

“I shkatërruar që po e mbyll vitin 2022 në këtë mënyrë”, tha Broja duke konfirmuar se i nevojitet operimi pas këputjes së ligamentit.

Skuadra e Chelseat është optimiste se Broja do të rikthehet në fillim të sezonit 2023/24, ku periudha e rikuperimit të tij pritet të marr gjashtë deri në shtatë muaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.