
Një grua ka akuzuar mjekët e repartit të Gjinekologjisë se për shkak të neglizhencës së tyre ka humbur dy foshnjat e saj. Ajo ka qenë shtatzënë në javën e 21’të.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsinë trupave të pajetë për të cilat një grua shtatzënë ka raportuar se i ka humbur si shkak i neglizhencës së mjekëve.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.
Ajo ka thënë se rasti është iniciuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” ndërsa hetimet vazhdojnë.
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia trupave të pajetë (dy foshnjave), derisa është iniciuar rast “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast”, ka thënë ajo.
Gazeta10 gjithashtu ka kontaktuar edhe me drejtorin e Klinikës Gjinekologjike Zef Ndrejaj ku ka thënë se janë aborte nuk janë vdekje.
“Janë aborte nuk janë lindje.Ju lutem drejtohuni në zyren për informacione të shskuk”, ka thënë ai./Gazeta10