
Rrjeti i njohur televiziv europian Euronews ka alarmuar në një artikull të gjatë për kundërshtimin e Hungarisë ndaj anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në organizatat evropiane, raporton Gazeta10.
Me titullin “Hungaria voton kundër aplikimit të Kosovës në BE”, artikulli citon fjalët e ministrit të Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó ditë më parë.
“Qëndrimi ynë është se do të rrezikonte arritjen e një kompromisi nëse formacione të caktuara evropiane do ta pranonin Kosovën para arritjes së marrëveshjes. Dhe për këtë arsye, Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, deklaroi ai pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, raporton Gazeta 10.
Euronews më tej shkruan për barrikadat në veri dhe presionin e madh amerikan në të dyja palët për arritjen e një marrëveshjeje në pranverën e hershme të këtij viti, që duket e vështirë e ndodhë.
Pozicionimi i hapur i Hungarisë është i pari i këtij lloji që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga një vend evropian që e ka njohur pavarësinë.
Institucionet e Kosovës dhe as MPJ nuk e kanë komentuar këtë qëndrim të ri të Hungarisë./Gazeta10