Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hysen Gecaj flet për aksionin policor në veri: ‘Lojë e brendshme politike’

Gazeta10
21 May 2024 - 18:44

Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj në emsionin “Raport” me Naim Sadikun në Kanal10, ka komentuar aksionet e fundit të intitucioneve të sigurisë së vendit në veri.

Gecaj ka thënë se disa nga aksionet ne veri ngjasojnë më shume në një lojë e brendshme politike.

Ai ka thënë se përmes këtyre aksioneve nuk ështrë rikthyer qetësia në atë pjesë të vendit.

“Ai rikthim i qetësisë në fakt është më tepër vetëm percepsion sepse nuk ka rikthim të qetësisë aty, sepse pauzat ndërmjet krizave, ato nuk nënkuptojnë që ka kthim të qetësisë, por ka një heshtje e momentit deri në një situatë të caktuar”, ka thënë Gecaj.

Sipas tij situate në veri vazhdon të mbetet jo stabile.

“Kjo po na ndodh sidoimos në vitin e fundit në aksionet e hërë pas hershme të cilat sa e tensionojnë situatën dhe pas një kohe duket sikur u qetësua çdo gjë dhe prapë vijm deri te një moment kur situata prap duket jo stabile”, është shprehur Gecaj. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.