Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Familjari i Xhafer Devës paralajmëron padi për shpifje në Gjermani ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë

Gazeta10
11 January 2023 - 11:48

Familjari i Xhafer Devës, Valdet Deva, ka njoftuar se sot do ta paraqes padinë për shpifje në Gjermani ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se kjo po bëhet për hir të vërtetës.

Më tej, ai ka thënë se padija do të dorëzohet në Gjykatën e Berlinit në Gjermani.

Ai ka thënë se ambasadori gjemrna ka bërë shpifje të rënda ndaj figurës së Xhafer Devës.

Këtu keni postimin e plotë:

“PER HIR TE VERTETES!

Sot dorezohet padija ndaj Ambasadorit Gjerman ne Prishtine, Jörn Rohde, per shpifje te rende ndaj figures se Xhafer Deves. Padija dorezohet ne Gjykaten e Berlinit, Gjermani. Ambasadori ka vazhduar me akuza te rrejshme dhe te pabaza ndaj figures se Xhafer Deves, dhe ka marr rolin e Guvernorit duke na treguar se si te veprojme me punet tona te brendshme. Eshte per keqardhje qe as Ambasadori Rohde, e as koleget e tij ne Serbi, nuk reguan kaq ashper kur festohen dhe perkujtohen, Drazha Mihajlovici ose Slobodan Milosevic, te cileve , edhe permendore u kan ngritur ne shume vende ne Serbi! Eshte Turp i madh per Qeverine tone qe nuk ishin ne gjendje as nje fjale ta thone per keto akuza te pabaza, per ti treguar krejt botes se Shqyptaret mbrojne te verteten dhe figurat me eminente te Historise tone Kombtare!

Deshmitare jane te ftuar sipas padise, z. Jusuf Buxhovi, i cili nuk heziton ta thote dhe ta shkruan historine ashtu siq eshte, e jo si e ka porositur Serbia. Gjithashtu ftohet z. Faton Bislimi, ish deputet ne Parlamentin e Republikes se Kosoves, njeri i cili dita dites ben shume per Kosoven tone dhe popullin tone!

Duhet cekur, se ne gjithmone si popull do te jemi ne miqesi te afert me shtetin Gjerman, dhe nuk harrojme ndhmen qe na u dha kur patem nevoj me se teprmi, por Ambasadori Gjerman Rohde, ka treguar qarte, se eshte duke i sherbyer dikuj tjeter, dhe jo Shtetit dhe popullit bujar Gjerman”, ka shkruar në ai në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.