Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I dyshuari për vrasjen e 42-vjeçarit në Skënderaj dyshohet se është edhe shtetas i Anglisë

Gazeta10
12 February 2025 - 15:28

Një 42-vjeçar është vrarë sot në një lokal në Skënderaj.

Merret vesh se i dyshuari për këtë vrasje, një 63-vjeçar me inicialet H.I, është ende në arrati dhe i njëjti dyshohet se është edhe shtetas anglez, për çka tashmë është njoftuar Policia kufitare.

Sipas burimeve, edhe viktima edhe i dyshuari për vrasje janë nga i njëjti fshat dhe e njëjta lagje.

Gazeta merr vesh se e dyshuari është edge shtetas i Anglisë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, në një përgjigje për Gazeta10 ka thënë se vrasja në Skenderaj ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.

Zahiti bëri të ditur se viktima është i moshës 42 vjeçare.

Ai shtoi se është duke u punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha Zahiti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.