Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

I ndalohet pensioni familjes së veteranit të UÇK-së

Gazeta10
24 October 2022 - 8:26

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar se familjes së ish-komandatit të UÇK-së, Shaqir Krasniqit(UKA), iu është ndalur pensioni, raporton Gazeta10.

Kjo ka ardhur si shkak i mungesëss së vërtetimit të veteranit, që ka poseduar Komandat UKA e që institucionet nuk po ja japin familjes së tij.

“Kur jom shku me apliku, ma kanë lyp vërtetimin, mua nuk ma kanë dhënë, e kam lypur në shoqatë të veteranëve në Klinë, atje më kanë thënë shko në qeveri, kam shkuar katër herë në qeveri, hajgare bojshin me mu. Dilke në kompjuter që u lëshu ai vërtetim, po kujt i kanë dhënë nuk e di, mua jo.”, ka thënë nëna e Ukës, Lushe Krasniqi.

Lidhur me këtë Kanal10, ka kontaktuar edhe Kryetarin e Zyrës së OVL-së në Klinë, Hajdin Balaj, i cili fajin për humbjen të atij dokumenti ia ka lënë Qeverisë së Kosovës, duke thënë se vërtetimet të cilat iu kanë ardhur atyre i kanë shpërndarë tek të gjithë familjarët.

Por, nga qeveria, drejtori për çështje të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, Aziz Bici ka thënë se nëse kjo çertifikatë ka humbur duhet të merret në Prokurorin Speciale të Kosovës.

Megjithatë, Prokuroria për Kanal10 ka thënë se ajo nuk lëshon vërtetime të tilla, por jep vetëm ato që i ka, pasi që posedon kopjet e të gjitha dokumenteve që lidhen me raste të veteranëve.

Ish-pjesëtari i UÇK-së e TMK-së, Shaqir Krasniqi është vrarë në dhjetorin e vitit 2004 ne Grabanicë të Klinës./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=v-CLPfQyNgc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.