Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“I tejkaloi kompetencat” – Kryetari i Zveçanit shkarkon nënkryetaren serbe

Gazeta10
07 July 2023 - 15:43

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, e ka shkarkuar nënkryetaren e komunës Sladjana Pantovic, raporton Gazeta10.

Ai tha se këtë vendim e ka marrë pasi ajo s’i ka përmbushur detyrat e ka tejkaluar kompetencat.

“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka njoftuar kryetari Peci në Facebook.

“Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të punoj dhe shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”, shton ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.