
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka njoftuar se sot iu ka drejtuar KOSTT dhe ZRRE-së me kërkesën që të fillojë pagimi i energjisë elektrike nga banorët e kësaj komune, shkruan Gazeta10.
“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE për të kyçur institucionet tona publike komunale në mënyrë që të fillojë pagesa e rregullt e energjisë elektrike. Po ashtu autoritet duhet të na njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në mënyrë që t’i shlyejmë ato detyrime.”, tha ai.
Kujtojmë se serbët e Kosovës nuk kanë paguar rrymë asnjëherë në shtetin e Kosovës, madje për këta të fundit paguan qytetarët shqiptarë./Gazeta10