
Një grua në Prishtinë ka raportuar se vazja e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendodhjen e saj, raporton Policia e Kosovës.
Rasti është duke u hetuar, raporton Gazeta10.
“Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë 20.09.2022 – 16:00. Më 21.09.2022 ankuesja femër kosovar e ka raportuar se vajza e saj e mitur viktimë femër kosovar e është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”./Gazeta10