
Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë se kërkojnë dialog të mirëfilltë me kryeministrin Kurti, që të shikojnë se ku qëndron problemi me mosekzekutimin e pagave.
Ibrahimi ka thënë se komunat i kanë përfunduar obligimet e tyre, duke i dërguar listat që janë kërkuar, raporton Gazeta10.
“Kryetarët e Komunave janë të habitur me veprimin e nivelit qendror, që në mënyrë parciale dikujt ju paguan pagat, kurse punëtorëve të ndryshëm si në administratë si në qendrat e punës sociale, nuk u janë ekzekutuar pagat.”, ka thënë Ibrahimi në Politiko./Gazeta10