Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Identifikohen rastet e para të sëmundjes ‘’Gjuha e Kaltër’’ në Kosovë, AUV vendos masa për parandalim

Gazeta10
29 July 2025 - 17:51

Hulumtimet diagonistike dhe analizat laboratorike kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në dy ferma në Kosovë.

Rastet u konfirmuan në fshatin Marec, komuna e Prishtinës dhe një fermë në fshatin Brus në komunën e Lipjanit.

Me qellim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në fermat të tjera, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masat e përgjithshme kufizuese të lëvizjes se kafshëve brenda territorit të Kosovës.

Nga AUV kanë urdhëruar të gjithë fermerët në bashkëpunim me veterinerët privat të përdorin masat e dezinsektimit në ferma dhe përreth tyre, kjo me qëllim të eliminimit të mushkonjave si vektor kryesor i përhapjes se sëmundjes.

“Sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhet, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu,  dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë”, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.