
Pas triumfit historik kundër Hajdukut të Splitit, Dinamo City tani do të përballet kundër skuadrës polake, Jagiellonia në fazën e play-offit të Ligës së Konferencës.
Të drejtuarit e Ilir Dajës sonte në Poloni do të kërkojnë rezultat pozitiv për të bërë një hap të rëndësishëm drejt suksesit më të madh në historinë e klubit.
Një mungesë e madhe e Dajës në këtë ballafaqim do të jetë pikërisht Baton Zabërgja, i cili ka kompletuar transferimin e Metalist në Ukrainë.
Mirëpo, sonte me Dinamo pritet të debutojë reprezentuesi tjetër i Kosovës, Bernard Berisha, që do të jetë një armë e formë e skuadrës nga Tirana.
Dinamo garat evropiane i nisi nga rrethi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës, ku fillimisht eliminoi Atletic Escaldes, ndërsa më pas mposhti Hajdukun me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Jagiellonia në anën tjetër është një kundërshtar me përvojë në garat evropiane, ku vitin e kaluar arritën deri në çerekfinale të Ligës së Konferencës.
Kjo përballje luhet në stadiumin “Chorten Arena” nga ora 20:15, ndërsa ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Tiranë.