Trajneri i Ballkanit Ilir Daja në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes Slavia-Ballkani ka qenë i zhgënjyer me rezultatin pas paraqitjes tepër të mirë të lojtarëve të tij në fushë.
Mirëpo, në fund, është dashur të pranohet rezultati, kurse tekniku tiranas ka thënë se arma kryesore e ekipit nuk funksionoi, prandaj pranoheshin golat shpejt, menjëherë pasi që shënonin!
“Fillimisht them se golat do të shmangeshin nëse do ta mbanim topin në kontroll, sepse rivali pati edhe raste tjera. Arma jonë më e fortë nuk funksionoi, prandaj shënuam autogol dhe pësuam gola menjëherë pas avantazhit që mirrnim,” ka thënë Daja,