Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Inati që nuk i mori 500k”, Matoshi: VV ka tendencë mos me i pranu zgjedhjet

Gazeta10
06 March 2025 - 21:42

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një tendencë që të mos i pranojë zgjedhjet për shkak të inatit që nuk i ka marrë 500 mijë vota.

Sipas Matoshit, sjellja e deputetëve dhe ish-deputetëve të Vetëvendosjes e shpërfaq një tendencë të tillë.

“Problemi është që z.Kurti dhe Vetëvendosja janë tu sill shumë ashpër me votuesin e vet sepse ish-deputetët dhe deputetët aktual po dalin dhe po i thojnë publikut na kanë vjedhë”, ka thënë Matoshi.

Matoshi ka theksuar se dyshimet për votat në ambasada veçse janë konfirmuar.

“Dyshimi që në ambasadë po fiton 30% që nuk i fitojke në vend, ra në 41% është logjik sikur tash që po thojnë deputet të VV-së dallimi qaq i madh 35% me 50%, kjo është për me dyshu”, ka thënë ai.

Një opinion të tillë e ka përkrahur analisti politik, Azdren Shala.

“Ki të drejtë. Martin Berisha ka bartë vota me thasë, qaty është dyshimi. Qaty janë krejt njerëzit e Kurtit”, ka thënë Azdren Shala.

Megjithatë, Krenar Shala ka theksuar se votat nëpër ambasada nuk luajnë shumë rol në rezultat.

“Në ambasada ka shumë pak vota, kurgja s’luan rol aty”, ka thënë Krenar Shala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.