
Një incident i çuditshëm është regjistruar sonte në Serie A, në sfidën mes Salernitanas dhe Genoas.
Pasi Mateo Retegui shënoi për Genoan dhe barazoi rezultatin në 1:1, ai gjatë festimit të golit u sulmua me hedhje të gjësendeve nga tifozët vendasë.
“Corriere della Sera” raportoi se sulmuesi italian u godit në kokë – por, që fatmirësisht ai nuk mori ndonjë lëndim serioz dhe u ngrit menjëherë për të vazhduar ndeshjen. Ende nuk dihet saktësisht se me çfarë u godit Retegui.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Daniele Orsato, u pa duke shkuar te gjyqtari i katërt për të dorëzuar një objekt tjetër të hedhur, në dukje një gur ose copë betoni.
Fatmirësisht, as nga ky incident nuk pati ndonjë të lënduar.