Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Incidentet në ndeshjen Llapi – Ballkani, reagon klubi vendas

Gazeta10
13 March 2023 - 15:01

Llapi ka dalë të hënën me një komunikatë zyrtare lidhur me incidentet që ndodhën në stadiumin “Zahir Pajaziti”,  në ndeshjen Llapi – Ballkani që u zhvillua

në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, kishte tensione mes tifozërive të dyja skuadrave,

të cilat i shkaktuan dëme të konsiderushme stadiumit “Zahir Pajaziti”.

Në komunikatën e Llapit thuhej se dëmet që janë shkaktuar në stadium kapin vlerën e 10 mijë eurove.

Tutje në komunikatë të skuadrës nga Podujeva thuhej se shpresojnë që personat që shkaktuan këtë incident të marrin dënimin e merituar.

Llapi shpreson që FFK të mbështes dhe të intervenon menjëherë me rregullimin e ulëseve sepse sipas tyre për është e pamundshme të shihet në atë gjendje stadiumi “Zahir Pajaziti”.

Pas tensioneve në këtë ndeshje, gjashtë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës, mes tyre edhe një i mitur.

“Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është iniciuar rast për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndeshja Llapi – Ballkani përfundoi me rezultat 3-2 në të mirë të vendasve

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.