
Para më shumë se një ore janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ate kafet e vogla, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur. Viktima tashmë është dërguar në QKUK, ndërkohë që Policia ndodhet akoma në vendin e ngjarjes, raporton Sinjali.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që mbeti i plagosur është Meriton Pajaziti.
Në lokalin ku ndodhi ngjarja, Sinjali mëson se Policia ka gjetur një armë, që dyshohet se është pronë e të lënduarit Pajaziti.