Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Indeksi i inflacionit: Kosova renditet me 19.2% 

Gazeta10
22 August 2022 - 21:32

Banka Botërore e ka renditur Kosovën me 19.2% në indeksin e inflacionit. 

Sipas bankës, inflacioni i çmimeve të ushqimeve vendase mbetet i lartë në mbarë botën, transmeton Gazeta10. 

“Nga prilli deri në korrik 2022, inflacioni në produkte ushqimore është i lartë në pothuajse të gjitha vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ndërkohë, nga 11 gushti 2022, indeksi i çmimeve bujqësore është 1% më i lartë se dy javë më parë. Krahasuar me mesataren e janarit 2021, indekset e çmimeve të misrit dhe grurit janë 20% më të larta, ndërsa indeksi i çmimit të orizit është 16% më i ulët”, ka njoftuar Banka Botërore. 

Në këtë indeks, Shqipëria renditet me inflacion 13.2%, Serbia me 19.3%, Maqedonia e Veriut me 21.5% dhe Mali i Zi me 23.1%. 

Sipas bankës, lufta në Ukrainë ka ndryshuar modelet e tregtisë, prodhimit dhe konsumit të mallrave, duke ndikuar që çmimet të jenë në nivele të larta deri në fund të vitit 2024, kështu duke e përkeqësuar pasigurinë ushqimore dhe inflacionin. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.