Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vizita e Infantinos nis me homazhe te shtatorja e legjendës Fadil Vokrrin, si dhe viziton stadiumin

Gazeta10
30 September 2022 - 11:09

Gianni Infantino është duke qëndruar në një vizitë një ditore në Kosovë.

Presidenti i FIFA-s ka arritur në vendin tonë as vizitës që i bëri Shqipërisë të enjten.

Ndërsa sot FFK njoftoi kështu: 

“Për herë të parë për vizitë në Kosovë, të premten, do të qëndrojë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ai vjen në vendin tonë me ftesë të presidentit Agim Ademi, teksa krahas takimeve me drejtuesit e FFK-së dhe me komunitetin e futbollit, do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore. Infantino vjen në Kosovë për të parë nga afër progresin e bërë në futbollin kosovar, falë projekteve dhe programeve të përbashkëta me FIFA-n, por edhe për t’i dhënë shtysë investimeve të reja në vendin tonë, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit në të ardhmen. Numri një i futbollit botëror do të mirëpritet edhe nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti, ministri i sportit, Hajrulla Çeku dhe nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama,” bëri të ditur FFK-ja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.