Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Inflacioni në Eurozonë u rrit në 9,1% në gusht

Gazeta10
16 Shtator 2022 - 22:18

Inflacioni në Eurozonë arriti një nivel të lartë rekord në muajin gusht, sipas të dhënave përfundimtare nga “Eurostat”.

Inflacioni u rrit në 9,1% krahasuar me 8,9% në korrik. Norma e inflacionit ishte në përputhje me vlerësimin e publikuar më 31 gusht.

Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit në 4,3% në gusht krahasuar me 4% në korrik.

Krahasuar me muajin korrik, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 0,6% në gusht. Ekonomistët kishin parashikuar një rritje prej 0,5%.

Inflacioni vjetor u ndikua kryesisht nga rritja prej 38,6% e çmimeve të energjisë dhe rritja me 10,6% e çmimeve të ushqimeve, alkoolit dhe duhanit.

Në të njëjtën kohë, çmimet e mallrave industriale jo-energjetike u rritën me 5,1% dhe kostoja e shërbimeve u rrit me 3,8%

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.