Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Inspektorati në aksion, gjobit autobusët dhe taksitë që nuk respektojnë itinerarin e tyre

Gazeta10
07 December 2023 - 13:30

Inspektorati i Kryeqytetit ka zhvilluar sot një aksion për kontrollimin e taksive të paautorizuara dhe për autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre.

Kështu ka njoftuar Inspektorati në faqen zyrtare në Facebook.

Ky aksion është zhvilluar në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë dhe tek katedralja.

“Inspektorati i Kryeqytetit, përveç aktiviteteve të ndryshme ditore, sot ka vazhduar me aksionin e kontrolleve të taxive të paautorizuar dhe autobusëve që nuk respektojnë itinerarin e tyre dhe qarkullojnë edhe në brendi të kryeqytetit”, ka bërë të ditur Inspektorati. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.