Kanë mbetur pak më shumë se 24 orë deri tek fillimi I ndeshjes historike ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifkim në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Kjo përballje ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm derisa raportohet që deri më tani janë shitur rreth 9 mijë bileta.
Ballkani të hënën kishte hedhur biletat në treg, derisa gjatë ditës së sotme këto bileta janë duke u shitur edhe në Prishtinës.
Ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e ka fituar Ballkani me rezultat 2 me 1.
Ajo kthyese luhet të enjten me fillim nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Kanal10.