Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për këtë edicion

Gazeta10
16 May 2023 - 22:52

Interi është finalisti i parë i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pasi në gjysmëfinale eliminoi rivalin lokal Milanin me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Në ndeshjen e dytë gjysëmfinale, “Nerazzurëve” u mjaftoi një gol i shënuar nga Lautaro Martinez, për të prekur finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 13 viteve.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Giuseppe Meazza”, pjesa e parë përkundër disa rasteve nga të dyja skuadrat, përfundoi pa gola 0-0.

Momenti kyç i këtij ballafaqimi ishte ai i minutës së 74-të, ku Lautaro Martinez me një goditje të fuqishme mposhti portierin Mike Maignan, për ta dërguar ekipin e tij në finalen e madhe të Stambollit.

Në finale Interi e pret fituesin e ndeshjes Manchester City – Real Madrid që do të zhvillohet nesër.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të luhet më 10 qershor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.