
Skuadra e Interit ka shprehur interesim për kapitenin e Çekisë, mesfushorin Tomas Soucek, ka bërë të ditur “Gazzetta dello Sport” të hënën.
Mësohet se Interi tashmë ka kontaktuar 28-vjeçarin, i cili pritet të largohet nga West Ham Unitedi në fund të këtij edicioni.
Soucek ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin anglez dhe tek Interi mund të transferohet si lojtar i lirë.
Ai ka kontratë me West Hamin deri në fund të këtij edicioni, ndërsa është pjesë e ekipit nga Londra prej vitit 2020.
Interi i ka ofruar atij kontratë trevjeçare dhe po shpreson ta bind Soucekun të transferohet në Itali.
Soucek në 15 paraqitje këtë edicion për West Hamin ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim.